Ballina Aktualitet Durrës, zbulohet grupi që vidhte lokalet dhe banesat

Durrës, zbulohet grupi që vidhte lokalet dhe banesat

Goditet grupi prej 6 personash që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Durrësit. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, janë dokumentuar me prova shkencore 22 vjedhje me thyerje banesash dhe lokalesh. U arrestuan në flagrancë dy shtetas, nisi proçedimi në gjendje të lirë ndaj një shtetasi tjetër dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë goditur grupin, të cilët gjatë muajve të fundit dyshohet të kenë vjedhur banesa dhe lokale në qarkun e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• E.Z, 19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;

• A. D, 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

• J. P, 17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• E. P, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja “;

• E. Sh, 19 vjeç, banues në Durrës;

• A. V, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.