Durrës/Votoi 23 herë për persona që nuk ishin fare në Shqipëri, policia arreston qytetarin

94

Arrestimet e Komisionerëve Zgjedhorë bënë bujë në qytetin e Durrësit e në gjithë Shqipërinë.

I arrestuar për krim zgjedhor në Durrës, përveç komisionerëve është edhe një qytetar.

Ai është identifikuar si Armelin Zeza, nga fshati Rubjekë i Durrësit dhe nuk dihet ende se çfarë interesi apo se pse është i përfshirë në skandal.

Nga 53 raste që janë evidentuar si vota false, pra vota të personave të cilët rezultojnë se kanë votuar, por nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri, për 23 raste është i akuzuar pikërisht ky person.

Zeza është akuzuar se ka votuar 23 herë në emër të personave që nuk kanë qenë pjesëmarrës fizikisht në votime.