Ballina Aktualitet Durrës, vodhi tetë automjete në tre muaj, pranga hajdutit

Durrës, vodhi tetë automjete në tre muaj, pranga hajdutit

Policia e Durrësit arrestoi një 36-vjeçar i cili akuzohet se është autori i tetë vjedhjeve të automjeteve brenda tre muajsh. Në kuadër të operacionit të koduar “Ndjekja”, ra në pranga Elton Tafa, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Shtetasin Elton Tafa, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës e kishte dënuar më parë me 16 muaj burg për vjedhje.

Policia e Shtetit në Durrës vijon punën për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të dyshuara të vjedhura nga shtetasi i lartpërmendur.