Ballina Aktualitet Durrës, vidhen 2 milion lekë nga kasaforta e komisariatit

Durrës, vidhen 2 milion lekë nga kasaforta e komisariatit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit, ku raportohet se janë vjedhur 2 milionë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në datën 1 dhjetor, në zyrat e komisionit të Qarkullimit Rrugor, shuma e vjedhur ishin mbledhur nga arkiva dhe gjobat, ndërsa ruheshin në një kasafortë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet për faktin nëse punonjësit e policisë janë të implikuar në vjedhje.