Durrës/Vendosi muzikë të lartë për gëzimin familjar, policia procedon 57 vjeçarin

50

Një person është proceduar penalisht pasi ka vendosur muzikë për të festuar një gëzim familjar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë proceduar për veprën penale” Prishje e qetësisë publike” shtetasin A.D., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, tek Gjiri i Lalëzit,  në banesën e tij, për shkak të një ceremonie familjare ka vendosur muzikë të lartë.