Ballina Aktualitet Durrës, ujësjellësi i ri, ministrja Balluku: Përfundon më 30 qershor (VIDEO)

Durrës, ujësjellësi i ri, ministrja Balluku: Përfundon më 30 qershor (VIDEO)

Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm pas vënies në funksion të ujësjellësit të ri, i cili në vetvete është një linjë e dytë furnizimi nga burimet e Fushë-Kuqes në Durrës. Linja e re e furnizimit, një prejekt ky i realizuar me financimin prej më shumë se 62 milionë dollarë nga ana e Bankës Botërore, pritet të vihet në punë në fund të muajit qershor.

Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, e shoqëruar nga Alqi Bllako, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, kanë inspektuar punimet në stacionin e pompimit. Ministrja Balluku ka theksuar se “ky projekt do të përfundojë më 30 qershor.”

Në bazë të projektit, linja e re e furnizimit do të dyfishojë sasinë e ujit të pijshëm në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, duke garantuar kështu 18 orë ujë të pijshëm në ditë për popullatën.