Ballina Aktualitet Durrës, UAMD marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë të Sofjes

Durrës, UAMD marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë të Sofjes

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi midis Fakultetit të Shkencave Politike – Juridike (FSHPJ) në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Fakultetit te Drejtësisë pranë Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (University of National and World Economy – UNWE), Sofje, Bullgari.

FSHPJ dhe Fakulteti i Drejtësisë– UNWE kanë rënë dakord të zhvillojnë aktivitetet e mëposhtme në fushat akademike me interes të përbashkët duke u bazuar në principet e barazisë dhe reciprocitetit:

– Shkëmbim stafi akademik dhe/ose administrativ sipas programeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

– Shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave sipas programeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

– Aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkim shkencor.

– Organizime dhe pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike.

– Shkëmbim të materialeve akademike si dhe informacione të tjera të nevojshme.

– Programe të veçanta akademike afatshkurtra dhe /ose afatgjata.