Durrës/U vetëvar me lidhësen e tutave në paraburgim, familjarët nuk e besojnë versionin e policisë

52

Vetëvrasja e Tonin Tuci në ambientet e paraburgimit të Policisë së Durrësit nuk është pranuar nga familjarët. Sot ai u përcoll në banesën e fundit.

Motrat e tij, janë shprehur për kamerat e televizionit TCH se nuk e besojnë versionin e vetëvrasjes së vëllait me lidhëse tutash. të

Bashkëshortja e tij tregon orët e fundit me Toninin, që nga sherri me të, ndërhyrja e policisë për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës në familje dhe njoftimi që mori për vdekjen e tij.

“Nga puna erdha në shtëpi. Ishte i acaruar nën efektin e alkolit dhe për të eliminuar një sherr të mundshëm në shtëpi njoftova policinë se nuk po e qetësoja dot. Kur shkova në polici, shefi që ishte në shërbim më thotë të marr urdhër mbrojtjeje, por i thashë jo se nuk dua ta hedh burrin në rrugë”, u shpreh ajo për TCH.

Lidhur me ngjarjen janë pezulluar dy efektivë të paraburgimit, ndërsa po hetohet nëse qëndrojnë pretendimet e ngritura nga të afërmit e 52-vjeçarit.