Ballina Aktualitet Durrës, tre persona në pranga, vodhën me dhunë një banesë

Durrës, tre persona në pranga, vodhën me dhunë një banesë

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë tre persona të cilët vodhën me dhunë një banesë.

Policia ka arritur t’i vërë në pranga autorët, pasi akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”. Tre hajdutët me iniciale A.U., A.P. dhe A.G. kanosën me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas mësohet se i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Njoftimi i Policisë:

Policia reagon në kohë dhe arreston në flagrancë tre persona për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”. Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.U., A.P. dhe A.G. Këta shtetas dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.