Durrës, tërmeti i 26 nëntorit, liderët e Ballkanit Perëndimor shohin nga afër dëmet e shkaktuara

0
1

Pak para nisjes së samitit të tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor, liderët e rajonit kanë qenë në Durrës për të parë nga afër dëmtimet e godinave nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vucic, presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministri maqedonasoverior Zoran Zaev janë shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi në zonat më të prekura ku kanë parë pasojat e tërmetit.

Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi i kanë informuar liderët e rajonit për dëmet e shkaktuara dhe gjendjen e personave që kanë mbetur të pastrehë.