Ballina Aktualitet Durrës, takim mes edukatoreve të kopshteve dhe kujdestareve të çerdheve për përmiresimin...

Durrës, takim mes edukatoreve të kopshteve dhe kujdestareve të çerdheve për përmiresimin e zhvillimit të hershëm të fëmijëve

Zhvillimi i hershëm i fëmijës, quhet proçesi përmes të cilit fëmijët rriten dhe zhvillohen derisa janë ende të vegjël. Në këtë periudhë ndodhin ndryshime në disa fusha, që profesionalisht quhen domene zhvillimore – ndryshime fizike, mentale dhe emocionale, ku fëmija e zhvillon lëvizshmërinë e tij, mënyrën e të menduarit dhe botën e ndjenjave të tij.

Të gjitha sukseset e fëmijës, më së shumti varen nga ajo se në çfarë mjedisi rriten dhe zhvillohen fëmijët derisa janë të vegjël. Fëmijët që rriten në mjedis të qetë, ku mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre, ku të rriturit gjejnë mënyra që t’i nxisin për të menduar dhe për të zbuluar më shumë, kanë më shumë mundësi që të shfrytëzojnë më shumë nga potencialet që i ka secili prej tyre. Sa më shumë që mësojnë dhe zbulojnë në fëmijërinë e hershme, aq më të mëdha bëhen shanset për të arritur më shumë dhe për të qenë më të suksesshëm gjatë shkollimit të mesëm dhe gjatë studimeve.

Në këtë bashkëbisedim morën pjesë edukatoret e kopshtit ‘‘1 Maji’’ Durrës, duke diskutuar për politikat e ndjekjes për përmirësimin e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, të moshës 0 – 6 vjeç, sepse idetë, qasjet, eksperienca e tyre është e rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.