Ballina Aktualitet Durrës, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” protestojnë kundër tarifave të rritura (VIDEO)

Durrës, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” protestojnë kundër tarifave të rritura (VIDEO)

Edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, kanë dalë sot në protestë kundër tarifave të larta të studimit, duke iu bashkëuar kështu lëvizjes studentore në mbarë vendin. Që prej dy ditësh tashmë, studentët kundërshtojnë një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili ka rritur ndjeshëm tarifat e studimit dhe të lëndëve të mbartura.

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, sot paradite, në kampusin universitar në Spitallë, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit kanë ngritur zërin e tyre kundër një vendimi të qeverisë, vendim ky që ka rritur ndjeshëm tarifat e studimit dhe veçanërisht tarifat që studentët paguajnë për lëndët e mbartura.

Edhe në Durrës, studentët kanë kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit dhe heqjen e tarifave për lëndët e mbartura.

Nga sa bëhet e ditur, protesta e studentëve nuk do të ndalet deri në shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave.