Ballina Aktualitet Durrës, skandali në spital, prania e ministres Manastirliu bllokon vizitat (VIDEO)

Durrës, skandali në spital, prania e ministres Manastirliu bllokon vizitat (VIDEO)

Prania e ministres së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu në Spitalin Rajonal të Durrësit, me rastin e inspektimit të rikonstruksionit të disa shërbimeve spitalore, ka bllokuar tërësisht vizitat dhe punën normale në spital.

Teksa ministrja Manastirliu ka hyre në mjediset e brendshme të spitalit, dyert janë mbyllur dhe pacientë e familjarë kanë pritur jashtë. Nga ana tjetër, prania e saj ka mobilizuar gjithë stafin mjekësor, duke lënë punën gjatë kohës që kryheshin ceremonitë e inspektimit dhe përurimit.

Ndërhyrjet e kryera në infrastrukturën e shërbimeve spitalore lidheshin me Shërbimin e Urgjencës dhe Shërbimin e Pediatrisë.

Megjithatë, pavarësisht se është një ndër qendrat më të mëdha spitalore në vend, problemet janë të shumta, disa edhe fare paradoksale. Ndonëse investimet e kryera janë të qenësishme, në korpusin kryesor të spitalin ashensori ende nuk punon dhe shpesh pacientët transportohen në krahë, me ndihmën edhe të familjarëve.