Ballina Aktualitet Durrës/“Si u vodhën paratë në Kishë”, dalin pamjet e kamerave të sigurisë

Durrës/“Si u vodhën paratë në Kishë”, dalin pamjet e kamerave të sigurisë

Famullia “Shën Domeniku” në Durrës ka rënë pre e grabitjes ditën e diel. Kisha ka publikuar në ‘Facebook’ pamjet filmike të kamerave të sigurisë, lidhur me autorin e grabitjes në mjediset e brendshme të kishës.

Në reagimin e tyre përfaqësuesit e Kishës, shprehen se “Të dielën, Festa e Rrëshajave, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojmë me Policinë e shtetit duke identifikuar këtë person”. Ndërkohë nga Policia e Durrësit ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.
Në pamje shihet autori teksa del nga Kisha, një i ri rreth 30 vjeç, trup i madh, i veshur sport.

 

 

“Të vjedhësh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë!
Të Dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojme me Policinë e shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër”, shkruan Famullia në “Facebook” duke publikuar pamjet.