Ballina Aktualitet Durrës, shoqëria civile proteston kundër vijimit të punimeve të projektit “Veliera” (VIDEO)

Durrës, shoqëria civile proteston kundër vijimit të punimeve të projektit “Veliera” (VIDEO)

Grupe të ndryshme të shoqërisë civile, të mbështetur edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike në Durrës, kanë protestuar sot kundër rifillimit të punimeve për përfundimin e projektit “Veliera”.

Protestuesit, me pankarta në duar, kanë deklaruar se rifillimi i punimeve dëmton vlerat e shumta arkeologjike. Sipas aktivistit Sazan Guri, Bashkia e Durrësit, pavarësisht premtimit për të ruajtur objektet e zbuluara gjatë gërmimeve, është duke i dëmtuar ato në mënyrë të pakthyeshme.

Protestës i janë bashkuar edhe anëtarë të Partisë Demokratike. Nënkryetari i demokratëve në Durrës, Ardian Muka, shprehet se vendimi për rifillimin e punimeve është diktuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

Protestuesit kërkojnë pezullimin e projektit dhe bllokimin e punimeve në këtë zonë, nëntoka e së cilës ruan vlera të rralla arkeologjike.