Durrës/ Shoferi përplas patrullën e “Shqiponjës”, dy policët në spital

40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:10, në lagjen nr.4 të Durrësit. Një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.