Ballina Aktualitet Durrës, shkrumbohet gjatë natës makina

Durrës, shkrumbohet gjatë natës makina

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Burime bëjë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në lagjen Nr.4, ku automjeti në pronësi të shtetasit Sh. B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 12.03.2019, rreth orës 20:00, në lagjen Nr 4 Durrës, automjeti në pronësi të shtetasit Sh. B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje,” – njofton policia.