Durrës, shkon në spital në gjendje të rëndë dhe gjen vdekjen

105

Një person ka humbur jetën në qytetin e Durrësit. Mësohet se të premten më 13 dhjetor, shtetasi Sh.Z., 60 vjeç, është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë dhe ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa nga veprimet e para rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.12.2018, ka vajtur në gjendje të rëndë dhe ka gjetur vdekjen, në spital, Durrës, pa shenja dhune, shtetasi Sh.Z., vjeç 60, banues në Durrës. Nga veprimet e para rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.