Ballina Aktualitet Durrës, shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” fiton kampionatin e femrave

Durrës, shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” fiton kampionatin e femrave

Ka përfunduar ditën e sotme, kampionati i shkollave 9-vjeçare për femrat me finalen e luajtur midis “Neim Babameto” 2-1 “Shkolla e Re”. Kampionati ka pwrfunduar me rezultatin e pastwr 2-1 pwr shkollwn “Neim Babameto.” Ky ishte kampionati i pestë që zhvillohet në këtë qytet në promovimin e futbollit tek moshat e reja dhe aq me tepër tek femrat.

Zyra Rajonale e “FSHF” Durrës në bashkëpunim me “Qendrën Kulturore Të Fëmijëve”, ”DAR”dhe ”AF Teuta”, organizuan këtë kampionat tre ditor, i cili filloi në dt. 14.11.2018 dhe përfundoi sot dt. 16.11.2018. Në këtë kampionat morën pjesë 16 shkolla 9-vjecare të qytetit të Durrësit me rreth 160 vajza të cilat u aktivizuan në këtë kampionat.

Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm: Eduard Salillari, përgjegjës i sektorit të sporteve për “QKF”, Zamira Koci trajnere e ekipit të femrave për AF “Teutën” dhe Arbër Kalemi, përgjegjës i Zyrës Rajonale FSHF Durrës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të gjitha ekipet pjesëmarrëse morën si dhuratë nga FSHF nga një top FSHF dhe nga një certifikatë pjesëmarrjeje.