Durrës/Shkelën rregullat për parandalimin e COVID-19, gjobiten dy administratorët

56

Gjenden në shkelje të zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjobiten dy biznese në Durrës.

Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë dy subjekte në Durrës konkretisht pronari dhe administratori i tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar subjektin me pronar shtetasin R.Ç., në lagjen nr. 13 dhe subjektin me administrator shtetasin E.D., në lagjen nr.1, të cilët po ushtronin aktivitetin  në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për të dy subjektet, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.