Ballina Aktualitet Durrës, sherr me thika mes adoleshentëve, një i plagosur

Durrës, sherr me thika mes adoleshentëve, një i plagosur

Një adoleshent ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas sherrit me një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se adoleshentët ishin nxënës të një shkolle 9-vjeçare.

Adoleshenti i plagosur ka marrë dëmtime afër shtyllës kurrizore dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.