Ballina Aktualitet Durrës, shërbim shëndetësor pa ndërprerje gjatë sezonit turistik

Durrës, shërbim shëndetësor pa ndërprerje gjatë sezonit turistik

Durrësi do të ketë katër nga 28 qendrat shëndetësore që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës përgjatë sezonin turistik.

Ministrja e Shëndetësisë inspektoi masat e marra në plazhin e Currilave. Për herë të parë këtë verë do kenë shërbim 24 orë edhe pushuesit në Dhërmi dhe Rrjoll.

Manastirliu thotë se të gjitha këto qendra janë pajisura me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore.

Ogerta Manastirliu: “Po punojnë rreth 130 mjekë dhe infermierë të cilët janë trajnuar për të ofruar kujdes parësor dhe specialistik. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është që në këto vite ne kemi bërë një kombinim shumë të mirë të punës që bëhet në qendrat shëndetësore nëpërmjet urgjencës kombëtare dhe autoambulancave.”

Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator.

Gjatë vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aty morën ndihmë mjekësore rreth 50 mijë pushues.