Ballina Aktualitet Durrës, sekuestrohen 15 kilogramë drogë në port

Durrës, sekuestrohen 15 kilogramë drogë në port

Policia Kufitare në Durrës ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 15 kilogramë marijuanë.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec që drejtohej nga shtetasi B.S., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e proves materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë . Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrance të shtetasve B.S., si dhe dy pasagjerëve D.A., e D.S., banues në Kosovë ,Serbi, Kosovë,” – sqaroi Policia.

Prokuroria dhe Policia Kosovare vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti.