Ballina Aktualitet Durrës, rruga e Shijakut vuan prej vitesh amortizimin dhe mungesën e investimeve...

Durrës, rruga e Shijakut vuan prej vitesh amortizimin dhe mungesën e investimeve (VIDEO)

Segmenti rrugor që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun është tejet i amortizuar dhe thuajse i pakalueshëm. Kjo rrugë kombëtare, pak më shumë se 5 kilometra e gjatë, po shkon drejt degradimit të plotë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve. Kudo, përgjatë kësaj rruge shihen gropa, kanale, devijime dhe pellgje me ujë, të cilat vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Shoferët e kanë ngritur shpesh zërin për problemet që kjo rrugë paraqet, por masat për zgjidhjen e tyre mungojnë.

Kjo rrugë, që nga Shkozeti deri në Shijak, kalon nëpër një zonë shumë të populluar dhe ku numri i bizneseve është i lartë. Për këto arsye, ndërhyrja për rikonstruksionin e saj është bërë tashmë e domosdoshme.