Durrës, rindërtimi/Banorët e pallatit në lagjen numër 7 në protestë:”Nuk përputhen ekspertizat”

55

Banorët e lagjes nr.7 në Durrës e njohur dhe si “Çezma e Ferrës” kanë zhvilluar një protestë para bashkisë së qytetit.

Ata kanë shprehur shqetësim në lidhje me mospërputhjen e ekspertizës së Institutit të Ndërtimit dhe bashkisë në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në pallatin ku ata banojnë.

Sipas qytetarëve inspektimi i Institutit të ndërtimit ka nxjerrë në pah se pallati është i dëmtuar dhe i përket shkallës së dëmtimit DS4, por bashkia e ka klasifikuar si pallat i cili do të riparohet i shkallës DS2.

Këtyre qytetarëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë të cilët pretendojnë se kanë ngelur jashtë skemës së fondeve pas tërmetit.

Na është nxjerrë pallati që sipas bashkisë paska rezultuar e banueshme, ka konstatime dhe shumë gjëra të tjera që e tregojnë pallatin DS3 dhe që është e pabanueshme. Përveç kësaj neve na kanë krijuar edhe një dëm tjetër, sepse përballë pallatit tonë ka edhe një pallat tjetër, që është pallati i Zv. ministres së Brendshme, shpërthyen atë dhe na kanë krijuar edhe dëme të tjera materiale“, thotë një banor për median Report TV.

Ndërsa për fondet ata shprehen:

Tani ne duam të bëjmë aplikimin, nuk e bëjmë dot. Të tjerët e kanë marrë, ne nuk e kemi marrë. Se nuk ka patur mundësi me e bë, prisni thotë ai, mundet të hapet nga data 10 a 12. Përderia i gjithë pallati ka dalë i riparueshëm atëherë po na takoi edhe neve mirë, po s’na takoi, asgjë“.