Ballina LAJME Durrës, reagon Drejtoria e Policisë për grabitjen brenda komisariatit

Durrës, reagon Drejtoria e Policisë për grabitjen brenda komisariatit

Ditën e djeshme, qarkulluan informacione se zyra e qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku paguhen gjobat e qytetarëve ka rënë pre e grabitjes dhe se policia nuk ka bërë publike ngjarjen.

Sot, drejtoria vendore e policisë së Durrësit ka reaguar mbi ngjarjen dhe thekson se lajmi është bërë publik ditën kur ndodhi ngjarja, më 1 dhjetor dhe sqaron se nuk bëhet fjalë për vjedhjen e 2 milionë lekëve të vjetra, siç është raportuar deri tani në media, por për 20 mijë lekë të reja.