Ballina LAJME Durrës/ Rama pritet me protesta, qytetarët i bllokojnë rrugën

Durrës/ Rama pritet me protesta, qytetarët i bllokojnë rrugën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral në Durrës.

Sikundër në çdo bashki tjetër që ka vizituar deri tani, edhe në këtë qytet, ai u prit me protesta nga mbështetësit e PD. Mbështetës të opozitës kanë pritur Ramën me pankarta “Rama ik”.

Gjithashtu qytetarë të shumtë i kanë bllokuar kryeministrit rrugën drejt bashkisë, siç shihet në foto.

PS zhvillon sot në Durrës takimin përmbyllës të fushatës.

Pritet ende vijimi i këtij takimi.