Ballina Aktualitet Durrës, qytetarët durrsakë drejt kryeqytetit në protestën e opozitës së bashkuar para...

Durrës, qytetarët durrsakë drejt kryeqytetit në protestën e opozitës së bashkuar para Kuvendit (VIDEO)

Qindra qytetarë të Durrësit i janë bashkuar sot protestës mbarëpopullore të opozitës së bashkuar para Kuvendit, në Tiranë. Burime pranë degës së Partisë Demokratike, në Durrës, bëjnë të ditur se nga vende të ndryshme në qytet janë nisur rreth 20 autobusë, me afro 2500 persona.

Nisja është bërë nga pika të ndryshme të Durrësit, pranë Muzeut të Dëshmorëve, tek Sheshi “Pranvera”, në Plazh, në Spitallë dhe në rrethrrotullimin e zonës së ish-kënetës.

Në disa nga këto vende ka patur edhe prani të Policisë Rrugore, por kjo nuk i ka penguar qytetarët e Durrësit që të udhëtojnë dret Tiranës për të qenë pjesë e protestës para Kuvendit.