Ballina Aktualitet Durrës, qytetarët bllokojnë autostradën kundër taksave dhe papunësisë së lartë (VIDEO)

Durrës, qytetarët bllokojnë autostradën kundër taksave dhe papunësisë së lartë (VIDEO)

Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë kundër gjendjes së vështirë ekonomike, taksave të rritura, çmimit të lartë të karburanteve dhe papunësisë që mbizotëron në vend. Njëkohësisht, protestuesit në Durrës kanë shprehur haptazi edhe mbështetjen e tyre për studentët.

Sot pasdite, ata kanë dalë në rrugë, duke bllokuar edhe autostradën në drejtim të Tiranës. Thirrjet e protestuesve ishin kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kundër politikave të tij që, sipas tyre, pengojnë zhvillimin ekonomik dhe progresin e vendit.

Sot pasdite, protesta të tilla janë zhvilluar edhe Rrogozhinë, Shkodër, Berat, Fushë-Krujë etj., ku qytetarët kanë kërkuar heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve.