Durrës/Qëlluan me armë nga makina ku po udhëtonin, arrestohen dy persona

53

Dy persona qëllojnë me armë zjarri, teksa lëviznin me makinë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e lënë pas.

Nga hetimet intensive, brenda pak orëve, uniformat blu kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy persona qëlluan në ajër me armë zjarri.

Si të dyshuar për ngjarjen u identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Dy të ndaluarit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Në ngarkim të tyre, materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.