Ballina Aktualitet Durrës, protesta në Shijak, banorët bllokojnë rrugën

Durrës, protesta në Shijak, banorët bllokojnë rrugën

Dhjetëra banorë kanë bllokuar sot aksin rrugor Durrës –Shijak në shenjë proteste për gjendjen e rrugës.

Shkak i protestimit të tyre është bërë infrastruktura e rënduar e rrugës që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun. Protestuesit në shenjë revolte bllokuan për disa minuta aksin rrugorë dhe iu vunë flakën kazanëve të plehrave që ndodheshin aty pranë vendit ku zhvilluan protestën. Ata kërkuan të merren masa urgjente për rikonstruksionin e kësaj rruge, që është kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve.

Ata thonë se, segmenti rrugor që lidhë qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun është tejet i amortizuar dhe bërë i pakalueshëm. Ky aks nacional vetëm pesë kilometra i gjatë po shkon drejt degradimit, pasi prej shumë vitesh në këtë segment nuk investohet.

Që prej ndërtimit të autostradës Tiranë-Durrës, rruga Durrës-Shijak duket se është anashkaluar nga autoritetet.