Ballina Aktualitet Durrës, protesta e mjekëve, ndal dhunës ndaj bluzave të bardha (VIDEO)

Durrës, protesta e mjekëve, ndal dhunës ndaj bluzave të bardha (VIDEO)

Mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit i janë bashkuar protestës së bluzave të bardha në mbarë vendin kundër akteve të dhunës ndaj kolegëve të tyre. Mjekët kanë zhvilluar një protestë para spitalit, për t’i thënë ndal dhunës dhe për t’i kërkuar shoqërisë që të respektojë punën dhe kontributin e tyre në të mirë të njerëzve.

Rastet e dhunës ndaj mjekëve nuk kanë qenë të pakta, ndërkohë që masat për t’i dënuar apo parandaluar ato kanë munguar. Pak javë më parë, një rast i tillë ndodhi pikërisht në Spitalin Rajonal të Durrësit, por ai nuk ishte i vetmi. Mjekët kanë shkuar deri atje sa të kërkojnë edhe praninë e Policisë së Shtetit në spitale.