Ballina LAJME Durrës, Policia e Shtetit përgënjeshtron nënën: Djali ishte në shtëpi

Durrës, Policia e Shtetit përgënjeshtron nënën: Djali ishte në shtëpi

Pas lajmit që qarkulloi dje në mediat online, ku thuhej se një 7-vjeçar ishte larguar nga banesa në Durrës, vjen sqarimi nga Policia e Shtetit, se djali ishte mirë e bukur në shtëpi.

Sipas bluve të Durrësit, nëna e 7-vjeçarit me inicialet F.V., më datë 1 dhjetor nuk ka bërë asnjë denoncim për zhdukjen e djalit. Madje, autoritetet sqarojnë se ditën e djeshme efektivët kanë shkuar në banesën e zonjës, ku edhe kanë verifikuar faktin se djali ndodhej në banesë.