Durrës/Policia arreston dy persona, njëri prej tyre i dalë nga burgu falë emergjencës COVID-19

60
Policia ka bërë me dije se janë arrestuar dy persona në Durrës, për vepra të ndryshme penale.
Është vënë në pranga B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 26 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar.
Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Tentativë për vrasje”, ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.