Ballina Aktualitet Durrës, plagoset marinari në port, u rrëzua nga shkallët e anijes

Durrës, plagoset marinari në port, u rrëzua nga shkallët e anijes

Një marinar në Portin e Durrësit ka mbetur i plagosur, pasi është rrëzuar nga shkallët e një anije. Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:30 minuta.

Mësohet se marinari me inicialet Sh. L., 55 vjeç, banues në Lagjen 11 të Durrësit, ishte rrëzuar nga shkallët e një anije, duke marrë dëmtime të ndryshme në trup. Aktualisht, ai dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.