Ballina Aktualitet Durrës, përurohet rikonstruksioni i Shkollës Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara...

Durrës, përurohet rikonstruksioni i Shkollës Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara (VIDEO)

Me rastin e festave të fundvitit, dhurata e Bashkisë së Durrësit për fëmijët me aftësi të kufizuar ishte rehabilitimi i plotë i mjediseve të shkollës së tyre. Me fondet e vetë Bashkisë së Durrësit u arrit realizimi i rikonstruksionit të godinës, duke përfshirë edhe përmirësimin e kushteve didaktike dhe shtimin e bazës materiale. Shkolla Speciale e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara ka tashmë edhe kuzhinën e saj tërësisht të re, si edhe një ashensor për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me këtë rast theksoi se fëmijët me aftësi të kufizuara do të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Në fund, kryebashkiaku Dako ndau edhe dhurata për fëmijët, ndërkohë që mori pjesë edhe në aktivitetin artistik që ishte organizuar me këtë rast.