Ballina Aktualitet Durrës, përpunohen 17 anije të specializuara

Durrës, përpunohen 17 anije të specializuara

Që nga fillimi i muajit dhjetor në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 17 anije të specializuara.

Burime nga qendra e informacionit në Autoritetin Portual Durrës, bënë të ditur se sipas të dhënave operative numri i kontejnerëve TEU të përpunuar nga data 1-28 dhjetor arrin në 11.859 gjithsej.

Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 122.394 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.

Shifra e 11-mujorit të vitit 2018 është 15.731 kontejnerë më e lartë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017-bën me dije Sektori i Statistikave në APD.