Ballina Aktualitet Durrës, përplasje me armë zjarri, një person mbetet i plagosur

Durrës, përplasje me armë zjarri, një person mbetet i plagosur

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur sot në mesditë, në qytetin Durrësit. Të dhënat e para nga burimet policore bëjnë të ditur se një shtetas i plagosur, i cili është identifikuar si Julian Meçaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 minuta, në rrugën e re të ish-kënetës, në afërsi të autostradës Durrës-Tiranë.

Për momentin ende nuk dihet dinamika e plotë e ngjarjes apo arsyet e kësaj përplasje me armë zjarri.