Durrës/Pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve, merret vendimi, pallati do të shembet me shpërthim

69

Bashkia Durrës ka bërë me dije se pallati i ashtuquajtur i “VIP-ave” do të shembet me anë të shpërthimit e jo shkatërrimit me fadromë. Pavarësisht se banorët e banesave apo bizneset përreth protestuan që diçka e tillë mos të ndodhte duket sikur kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër. Në njoftimin e saj Bashkia e Durrësit lajmëron banorët afër pallatit të lënë hapur dyer e dritare si dhe të ulin në dysheme TV dhe kompjuter.

Bashkia lajmëroi sot se:IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 4 qershor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.