Durrës, një person gjendet i vdekur në rrugë

61

Një person është gjetur i vdekur në rrugë, nga kalimtarë të rastit mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 08:15, në Arapaj të Durrësit, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, 66-vjeçari V. Dh., banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.