Ballina Aktualitet Durrës, në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, bllokohet autostrada (VIDEO)

Durrës, në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, bllokohet autostrada (VIDEO)

Qindra banorë të Durrësit i janë përgjigjur sot një iniciative të gjërë qytetare për të protestuar kundër gjendjes së rëndë ekonomike dhe veçanërisht çmimit të lartë të karburanteve. Ata u mblodhën sot pasdite në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Shkozetit, ndërkohë që një grumbullim të ngjashëm ka patur edhe në Sukth.

Banorët kanë bllokuar autostradën për rreth 15 minuta, duke shprehur kështu reagimin e tyre për gjendjen që përjeton vendi me anë të thirrjeve të ndryshme, ku mbizotëronin ato kundër qeverisë.

Për shkak të bllokimit të autostradës, protesta e banorëve të Durrësit është zhvilluar nën vëzhgimin e forcave të shumta të Policisë së Shtetit, megjithëse nuk ka pasur konfrontime.

Gjatë pasdites së sotme, protesta të tilla janë zhvilluar në disa qytete të vendit, si në Fier, Vlorë, Korçë, Pogradec, Milot etj. Mësohet se një protestë e tillë do të përsëritet edhe të shtunën.