Ballina Aktualitet Durrës, në pranga 35-vjeçari, akuzohet për vrasje

Durrës, në pranga 35-vjeçari, akuzohet për vrasje

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në Durrës pohuan se shtetasi Ervis Sinella, banues në Kavajë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit Durrës me 4 vite e 6 muaj burg. I riu akuzohet se më datë 05.08.2009, në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri një person tjetër në kushtet e vetëmbrojtjes.