Ballina Ekonomi / Biznes Durrës, në port deri tani janë përpunuar 1820 anije dhe tragete

Durrës, në port deri tani janë përpunuar 1820 anije dhe tragete

Gjatë periudhës janar-nëntor 2018 në kalatat e portit më të madh të vendit janë ankoruar dhe përpunuar 1820 mjete lundruese, mes të cilave anije tregtare, tragete, kroçera dhe jahte.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statitikave në Autoritetin Portual Durrës, në Terminalin e Mallrave Gjenerale (ai Perëndimor), në atë Lindor dhe në Terminalin e Kontejnerëve në 11-mujorin janar-nëntor 2018 janë përpunuar përkatësisht 227 anije; 110 anije dhe 167 anije me kontejnerë, ose 504 anije tregtare gjithsej në të tre Terminalet.

Gjatë së njëjtës periudhë numri i trageteve me udhëtarë dhe automjeteve që janë ankoruar në Terminalin e Trageteve arrin në 924 gjithsej.

Në 11 muajt e parë të këtij viti kryesisht në Terminalin Perëndimor janë përpunuar gjithashtu 15 kroçera dhe 377 jahte turistikë të përmasave të ndryshme.