Ballina Aktualitet Durrës, në Currila gjendet një kufomë pa kokë

Durrës, në Currila gjendet një kufomë pa kokë

Paraditen e sotme, në bregdetin e Currilave në Durrës, është gjendur një kufomë e dekompozuar pa kokë. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për identitetin.

Mësohet se kufoma është në gjendje të dekompozuar, por e rregullt nga ana strukturore. Kufoma është e seksit mashkull, por asaj i mungon koka.

Pavarësisht verifikimeve të para dhe konsultimit me listën e personave të humbur apo të zhdukur, ende nuk dihet identiteti i viktimës. Nuk përjashtohet mundësia që viktima të jetë shtetas i huaj, i hedhur në det nga bordi i ndonjë anije.