Ballina Aktualitet Durrës, ndalohet 23-vjeçari, akuzohet për një vrasje në Mbretërinë e Bashkuar

Durrës, ndalohet 23-vjeçari, akuzohet për një vrasje në Mbretërinë e Bashkuar

Një 23-vjeçar me origjinë nga Kukësi është arrestuar në Durrës për llogari të Mbretërisë së Bashkuar, ku akuzohet për vrasje. Burimet zyrtare policore në Durrës bëjnë të ditur se, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL, u finalizua me sukses operacionin policor, i koduar “Eagle”, ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak.

Ndaj këtij shtetasi, më 5 janar 2018, drejtësia në Mbretërinë e Bashkuar kishte lëshuar urdhërin e arrestimit për akuzën e vrasjes.

Mësohet se dokumentet e çështjes i kanë kaluar Ministrisë së Drejtësisë për kryerjen e procedurave të ekstradimit.