Durrës/Municion luftarak e kallëpë tritoli gati për shitje, një 33 vjeçar përfundon në pranga

39

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në makinë iu sekuestrua një arsenal i madh armësh: 1 armë zjarri automatik, 2 kallëpë tritoli, 6 karikatorë dhe municion luftarak.

Sipas policisë, i riu po udhëtonte në nga Durrësi në Tiranë me qëllim për t’i shituar armët dhe municionet kundrejt fitimit.

Efektivët kanë ndaluar mjetin tip “Benz” në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit dhe pas kontrollit kanë zbuluar muniocionin luftarak.

Tashmë 33-vjeçari akuzohet për veprën penale, “armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.