Durrës/Mjeti përplaset me motorrin, dy persona përfundojnë në spital

29

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:50, në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë.

Një mjet me drejtues shtetasin A.K., dyshohet se është përplasur me një motor me drejtues shtetasin D.Gj., rreth 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin V.M., rreth 36 vjeç.

Këta 2 të fundit janë lënduar nga përplasja dhe janë trasportuar në spital.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.