Ballina Aktualitet Durrës, mjeku goditet me tullë nga dy persona të dehur

Durrës, mjeku goditet me tullë nga dy persona të dehur

Mjeku i turnit u godit me tullë teksa kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin në urgjencë.

Gerald Kola është mjeku i spitalit të Durrësit, i cili u godit rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme.

Teksa përpiqej të ndante dy të dehurit që po ziheshin në ambjentet e Urgjencës, mjeku roje mbeti i plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani ka sqaruar se:

“Ka tentuar roja për t’i nxjerrë dhe i janë kthyer rojes, ngaqë kanë qenë duke bërtitur ka ndërhyrë një pacient tjetër për të shuar sherrin dhe aty ka filluar sherri. Në atë kohë kanë qenë 3 mjekë që kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Njëri nga familjarët ka dalë jashtë, ka marrë tullë dhe bisht fshesë dhe ka goditur njërin nga mjekët.”

Mjeku ka marrë plagë në kokë nga goditja, ndërsa po mjekohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ndërsa dy personat janë shoqëruar në Komisariat.