Ballina Aktualitet Durrës, mjekët sot në protestë për kolegun e dhunuar

Durrës, mjekët sot në protestë për kolegun e dhunuar

Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Gerald Koka dy ditë më parë.

Mjeku Koka u godit nga dy pacientë të përfshirë në sherr me njëri-tjetrin ndërsa ushtronte detyrën e tij.

Pacientët e dehur mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe mjeku i turnit u përpoq ti ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë. Mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.