Ballina Aktualitet Durrës, mjekët në grevë, kërkojnë siguri për jetën e tyre (VIDEO)

Durrës, mjekët në grevë, kërkojnë siguri për jetën e tyre (VIDEO)

Mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit kanë dalë sot në protestë, duke ndërprerë punën për një orë, në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre Gerald Kola, të dhunuar dy ditë më parë.

Mjeku Gerald Kola u godit nga pacientët, teksa ushtronte detyrën e tij në Shërbimin e Urgjencës, në Spitalin Rajonal të Durrësit, pas një konflikti mes dy personave që ishin të dehur. Për shkak të kësaj situate, si edhe të ngjarjeve të tjera të ngjashme në të kaluarën, mjekët kanë ndërmarrë këtë veprim ekstrem, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.

Mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit kanë njoftuar edhe përshkallëzimin e protestës në rast se nuk merren masa për mbrojtje gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tyre.